Enigma e së ardhmes së Kosovës

Nga Bedri IslamiE ardhmja e Kosovës, me kufijtë, statusin, të drejtat e minoriteteve, klasën politike, aleancat, korrupsionin, pra, me gjithçka që lidhet në jetësimin e ideve dhe perspektivës së saj, është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes dhe, befasisht, si nga thellësitë, kanë dalë edhe pikëpyetjet e para.Çfarë po ndodh në Kosovë dhe çfarë do të ndodhë me Kosovën?Në Kosovë aktualisht qeveris një koalicion i gjerë, ku mbisundimin e kanë tri forca politike që kanë liderët e tyre të ardhur nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. PDK, AAK dhe NISMA drejtohen nga figura politike që u bënë të njohur pikërisht nga lufta. Më i shquari prej tyre, Ramush Haradinaj u bë i njohur si drejtuesi i Zonës Operative të Dukagjinit dhe si shefi i parë i qeverisë së Kosovës, i cili, qetësisht, dy herë rresht, u përball me drejtësinë ndërkombëtare dhe u shpall i pafajshëm. A mund të ketë një herë të tretë për zotin Haradinaj? Askush nuk e di, por të gjithë burimet tregojnë se gjykata speciale nuk të bëjë gabimin e mëhershëm dhe të rithërrasë një lider që është përballur dy herë me drejtësinë ndërkombëtare. Kadri Veseli është ndër anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, më pas, edhe drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës, një shërbim të cilin, as ai vetë dhe as pasuesit e tij, pas shkrirjes së strukturës, që bashkëpunoi ngushtë me partnerë ndërkombëtarë, nuk ditën ta mbronin dhe, nga i cili, mund të ketë të akuzuar për krime të ndryshme. Drejtues i NISMA është, po ashtu, një anwtar i Shtabit të Përgjithshëm, më herwt i akuzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte, i akuzuar edhe në Kosovë, por, në të dy rastet, i pafajshëm.Nuk i përmenda rastësisht pozicionet dhe detyrat që kanë pasur gjatë luftës tre drejtuesit kryesorë të Koalicionit qeverisës në Kosovë, koalicion ku bën pjesë edhe partia e Pacollit, që tani ka vetëm dy deputetë, por katër ministra, duke përfshirë edhe ministrin e punëve të brendshme, atë të punëve të jashtme, që është edhe zëvendëskryeministër.Duke qenë se tre drejtuesit e koalicionit qeverisës, së bashku edhe me Presidentin Thaçi, kanë qenë në majat drejtuese të UÇK-së, dhe që, pas një raporti të Dick Martyt, shumë gjëra janë vënë në pikëpyetje, ka jo pak nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos ajo pjesë që tradicionalisht shtë e lidhur me politikën ruse në Ballkan apo njihen si serbofilë, mendojnë se janë lehtësisht të shantazhueshëm.Raporti i Dick Martyt, një politikan kontrovers, i cili e mori thuajse të gatshëm materialin e tij nga një shërbim i specializuar për Kosovën , ka sjellë dëme të mëdha në njohjen e ligjshme ndërkombëtare të Kosovës. Akuzat e tij, edhe pse lehtësisht të provuara si të sajuara, mes tyre spikat akuza për Shtëpinë e Verdhë dhe transplantin e organeve, ku “kontribuoi” edhe Lulzim Basha, edhe pse janë tashmë të rrëzuara nga provat e shumta, ata e kanë bërë jehonon e tyre dhe përgenjështrimi faktik nuk është më lajm për median.Shumë nga akuzat e hedhura nga Dik Marty apo nga bashkëvendasja e tij, Karla del Ponte, një ndër kundërshtaret më të furishme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ajo ishte në postin e prokurores së përgjithshme të Zvicrës, kanë të bëjnë me liderë të luftës dhe Gjykata Speciale, e miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës, megjithëse një strukturë jashtëzakonisht e njëanshme, ka filluar të marrë dëshmitë e para.Çfarë do të ndodhë tani? Nga njëra anë kemi një trupë drejtuese , e cila ndodhet nën presion të fshehtë për dërgimin e saj në shkallët e një gjykate speciale dhe, nga ana tjetër një presion të shtuar serb, sidomos pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë, për të vendosur sa më shpejt për të ardhmen e Kosovës, të cilën, edhe pse pranojnë të bisedojnë, nuk kanë ndër mend njohjen e saj.Kosovës, sipas deklaratës shumë trazuese të shefit të qeverisë, Haredinaj, po i kërkohet haptasi të bëjë lëshime të tjera dhe të dhuroja, edhe më tej, pjesë nga viset e saj. Po i bëhet presion që, përmes lëshimeve t dhimbshme, të tregohet “tolerante” dhe të lejojë që pjesë të saj të priten edhe një herë për të bërë një paqe të rrjeshme dhe me pasoja të mëdha në të ardhmen.Ndryshe, konteksti është i lexuar qetësisht, disa prej tyre mund të përballen me Gjykatën Speciale.Njzet vite pas luftës , dhe, për më tepër, nga një luftë mbrojtëse, të drejtë dhe të domosdoshme, të akuzohesh, pikërisht kur shfaq më tepër se kurrë ndjenjën tënde nacionale, se ke bërë krime lufte, kur ke pësuar mbi vete dhe njerëzit tuaj krimin e luftës, është e tepërt edhe të përcaktohet.Spekullimet politike nuk kanë të bëjnë me tagrin mE të cilin vepron Gjykata Speciale. Politika dhe drejtësia janë të ndara, por spekullimet politike mbi drejtësinë , si një hapësitë ndëshkuese, janë të turpshme. Gjykata Speciale nuk është një strukturë politike dhe as nuk mund të përceptohet si një ngrehinë shqiptare, me sytë nga politika. Ajo, ashtu si nuk merr urdhëra politikë, nuk mund të jetë pjesë e politikës, sado që shumë mendje mund ta përceptojnë ndryshe.Nga gjykimi i saj nuk mund të jesh i lirë nëse bën lëshime në dëm të vendit tënd dhe duke humbur pjesë të teritorit të Kosovës. Mund të të vonohet gjykimi, por një ditë ai do të jetë i pranishëm. Alija Izetbegoviç, lideri i boshnjakëve në luftën kundër nazismit serb, ish i burgosuri politik i njohur nga regjimi jugosllav, shok qelie me një figurë të ndritur shqiptare, Jashar Salihun, nënkryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe drejtuesi i Fondit të Luftës, “Vendlindja thërret”, megjithëse ishte pjesë e marrëveshjes së Dejtonit dhe politikës i duhej pak kohë i lirë, përsëri do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Nuk vajti, pasi vdiq.Kosova, për të pasur një të ardhme të sigurtë, të qetë dhe të mirpritur për të ardhmen e saj, nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi bazën e lëshimit pakufi dhe uljes së kokës përballë presionit.E drejta ndërkombëtare është pjesë e mbijetesës së saj. Në kundërshtim me idetë e hedhura për shkëmbim teritoresh, ajo duhet të mbajë një linjë të vetme: sigurimin me çdo kusht të kufijve të tashëm të Kosovës, me çdo sakrificë vetjake dhe vendosmërisht.Një e ardhme e sigurtë nuk ndërtohet duke lëshuar, por duke bashkëpunuar. Duke ngritur mbi gjithçka tjetër interesin e Kosovës. Mendimi i shumëkohshëm se politika e Beogradit është më e fuqishme se politika shqiptare e Kosovës ka tani përballë vetes një shembull konkret se si mund të mposhtet: vendimin e qeverisë së kosovës për vendosjen e tarifave të jashtëzakonshme në ndërlidhjet tregtare mes Beogradit dhe Prishtinës. Idea se, përmes kësaj linje qëndrimi Kosova nuk fiton asgjë, janë të mekta, të shpejtuara dhe konjukturale. Përmes këtij vendimi u bë e qartë se , jo gjithçka dhe jo çdo herë, politika serbe ka përballë lëvizshmërinë për të qenë zot shtëpie në shtëpinë e tjetrit, të cilën, për më keq e ke djegur dhe e ke vrarë. Koha për të lëshuar ka shkuar. Koha për të marrë atë që i takon, ka ardhur.Politika e Kosovës duhet të perceptojë qartë të ardhmen e saj, që lidhet me të ardhmen e vendit të tyre.Rrugë tjetër nuk kanë.Dhe nuk mund të kenë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT