“Hajdut i zoti dhe gënjeshtar”/ Gazetari anglez flet për “skifterin” shqiptar që vodhi 10 milionë paund në zonën VIP (VIDEO/FOTO)

Në vitin 2019 një gjykatë angleze ka dënuar një shtetas shqiptar për grabitjen e 200 shtëpive, nga ku ka marrë sende me vlerë 10 milionë stërlina.
Është fjala për Astrit Kapajn me origjinë nga Gjormi i Vlorës, i cili për gjithë këto grabitje do të paguaj vetëm 1 paund. Gjithashtu ai është dënuar me 14 vite burg, vendim që ai dhe familjarët e tij e kanë kundërshtuar, pasi janë shumë vite për vjedhje.
Kapaj ka grabitur në zonat më të shtrenjta, në zonën e personave VIP në Embly të Londrës. Ai është përfshirë edhe në grabitjen e shtëpisë edhe të ish-sulmuesit të Arsenalit, Nicolas Anelka, i cili e ndoqi me vrap “skifterin”.
Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra, gazetari i “Daily Mail”, Stephen Wright, i cili tha se vendimi i gjykatës për të paguar vetëm 1 paund ka bërë bujë të madhe në Britaninë e Madhe.
“E mbulova çështjen e tij në vitin 2019. Gazeta ime bëri një punë shumë të madhe. 1 paund është diçka shumë e vogël, mund të blesh vetëm një kafe me të.
Mendoj se paratë e vjedhura i ka ruajtur shumë mirë dhe këtu ka plasur një skandal i madh me këtë vendim. Ai ka blerë pasuri të patundshme në Shqipëri dhe autoritetet angleze nuk kanë mundur t’i gjejnë”, tha gazetari i njohur.
Ky i fundit shtoi se ka dyshime se ai i ka shpenzuar paratë në kazino, por që vetë nuk e beson një gjë të tillë.
“Ai ka qenë një hajdut shumë i zoti, por edhe një gënjeshtar shumë i mirë. Unë nuk besoj se i ka shpenzuar të gjitha paratë. Është një sasi shumë e madhe paundsh, autoritetet kanë dështuar në përpjekjen për të gjetur paratë dhe për t’ua dhënë viktimave”, vijoi Wright.
I pyetur nga moderatorët e emisionit nëse kanë bashkëpunuar autoritetet angleze me ato shqiptare, gazetari tha: “Mendoj se po”.
“Ato kanë punuar shumë afër njëri-tjetrit në të shkuarën. Siç dini ju ka disa kriminelë që janë kapur në Londër, por unë nuk kam shumë informacione në lidhje me këtë. Por thjesht mendojmë se kanë bashkëpunuar”, vijoi gazetari.
Ndërsa i pyetur nëse ka qenë vetëm Kapaj apo ka patur bashkëpunëtor, Wright tha: “Ai ishte një hajdut shumë ,shumë i zoti. Duket se ka qenë i vetëm në punën e vet dhe nuk është se ka hyrë vetëm në shtëpitë e futbollistëve të famshëm, por edhe njerëzve të tjerë shumë të pasur.
Ai bëri dhjetëra e dhjetëra vjedhje te njerëzit shumë, shumë të pasur. Dyshimet janë se ka patur nevojë për ndihmë për të gjetur adresat. Por policia nuk ka prova, por sigurisht që ai ka patur nevojë për ndihmë. Edhe për të shitur veprat e artit që vidhte, duhej të kishte një person që ta ndihmonte”.
Është dënuar me 14 vite burg, një dënim i gjatë ose i tepruar, edhe pse ka bërë vjedhje të mëdha, ai nuk ka lënduar asnjë. Nëse ai përpiqet të apelojë vendimin a mund të merret në konsideratë?
“14 vjet është një dënim shumë i madh. Ai personi herë pas here shkoi në shtëpinë e tyre dhe vendosi në rrezik sigurinë e tyre. Ai nuk u kap për gati më shumë se 10 vite dhe ligjet tani kanë ndryshuar dhe janë bërë më të forta.
Nëse dyshojnë se ai është duke gënjyer, atëherë mundësitë për të ulur dënimin është shumë i ulët. Do paguaj 1 paund, me aq para nuk blen dot as një kafe dhe ai ka marrë miliona e miliona”.