Ku i çoi Astrit Kapaj 10 mln paund? Flet britanikja e grabitur nga shqiptari: Policia asnjëherë nuk pati prova që…

Ka folur sot në një lidhje “Skype” për emisionin “Shqipëria Live”, Laurie Portez, një britanike e grabitur nga shqiptari Astrit Kapaj.

Ajo rrëfeu se janë ndjerë gjithmonë të frikësuar nga ai, duke shtuar se dëmi financiar dhe psikologjik është mjaft i madh.

“Është vërtetë zhgënjyese. Ai thotë që nuk ka asnjë aset. Është diçka shumë zhgënjyese. Ne do të donim të dinim vërtetë se çfarë ndodhi me ato para. Dua të dimë si është e vërteta.

Ku i çoi Astrit Kapaj 10 mln paund? Flet britanikja e grabitur nga

Unë dëgjova që u tha se ai nuk i bëri dëm askujt, nuk bëri dëm fizik, por nga ana psikologjike dëmtoi shumë njerëz. Ne nuk e dinim se cili do ishte objektivi i radhës.

Unë shihja nga kamerat që ai ushte shumë pranë shtëpisë. Ne nuk u ndjemë kurrë të sigurt kur Kapaj qarkullonte i lirë”, u shpreh gruaja.

E pyetur nëse ka ndonjë informacion se ku shkuan gjithë ato para, ajo u përgjigj: “Është një shumë goxha e madhe, keni të drejtë. Unë gjithashtu i kam ndjekur të gjitha procedurat gjyqësore dhe avokati i tij tha se kishte varësi nga bixhozi dhe bashkëshortja e tij nuk dinte asgjë për grabitjet.

Ku i çoi Astrit Kapaj 10 mln paund? Flet britanikja e grabitur nga

Nuk dihet nëse ato para kanë shkuar në Shqipëria po bixhoz, por është fatkeqësi që asgjë nuk ka mbetur

Unë jam e sigurt që ai ishte i vetëm. Ai kaloi vite duke investiguar zonën. Policia asnjëherë nuk pati prova që kishte të tjerë të përfshirë”.

Një shqiptar, i cili është dënuar nga një gjykate angleze për grabitjen e 200 shtëpive e nga ku marrë sende me vlerë 10 milionë sterlina, duhet të paguajë mbrapsht vetëm 1 paund.

Ky është vendimi gjykatës për Astrit Kapajn, grabitësin shqiptar me origjine nga Gjormi i Vlorës. Kapaj u dënua me 14 vite burg në vitin 2019 dhe për mos-gjetjen e sendeve te grabitura apo parave në banke e asete në Shqipëri.

Ku i çoi Astrit Kapaj 10 mln paund? Flet britanikja e grabitur nga

Back to top button
LAJMET E FUNDIT