Universitetet 41% të buxhetit për paga, zero lekë për shkencë

Universitetet publike në Shqipëri shpenzojnë deri në 41 % të buxhetit për administratën e fryrë, ndërsa të ardhurat e parashikuara për kërkimin shkencor variojnë nga zero deri në 3.1 të buxhetit.Ky është një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë auditimit të 7 universiteteve kryesore publike në Shqipëri.Kontrolli i realizuar për vitin akademik 2017-2018, është fokusuar në Universitetin e Tiranës, Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Universitetin Bujqësor Tiranë, Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë si dhe në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë.Universitetet e audituara kanë fryrë jashtë realitetit strukturat organizative, duke rritur shpenzimet mbi të ardhurat.Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nuk kanë parashikuar asnjë lekë për kërkimin shkencor.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se studentët paguajnë tarifa të larta për shkollimin, por nuk marrin shërbimet e duhura nga institucionet e arsimit të lartë.Në raport theksohet se shërbimet ndaj studenteve janë të limituara, me shumë hallka burokratike dhe të një cilësie të ulët.Nga ana tjetër, tarifat e shkollimit janë të vendosura jo mbi bazën e analizës së kostove dhe kushteve social ekonomike të vendit.KLSH ka arritur në konkluzionin se institucionet e arsimit të lartë vijojnë të mbeten pasive në marrjen përsipër të përgjegjësive për të ofruar një arsim cilësor ndaj studentëve të tyre, kërkim shkencor real (jofiktiv dhe aplikativ) dhe tarifa konkurruese për të financuar me kosto optimale shërbimet e tyre. /Referuar shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT