Bilanci i zi i 2020/ Pavarësisht karantinës u regjistruan 6248 aksidente rrugore, 159 viktima

Pavarësisht se viti 2020 ishte pjesësisht në karantinë dhe me dalje të kufizuara, aksidentet rrugore kanë regjistruar sërish një bilanc të zi.

Sipas të dhënave, gjatë 2020, në të gjithë vendin janë regjistruar 6248 aksidente, ndërsa 159 persona kanë humbur jetën.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e ndjekur nga Vlora me 803 dhe Durrësi me 567 aksidente.  Shifra janë publikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në faqen zyrtare “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

Aksidentet rrugore janë “VRASËSE”. 6248 Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 1261 persona.

Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona.

Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi pasur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Bilanci i zi i 2020/ Pavarësisht karantinës u regjistruan 6248

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 2631 aksidente.

Durrës: 576 aksidente.

Berat: 328 aksidente.

Elbasan: 458 aksidente.

Fier: 442 aksidente.

Gjirokastër: 167 aksidente.

Korçë: 359 aksidente.

Kukës: 50 aksidente.

Lezhë: 297 aksidente..

Shkodër: 85 aksidente.

Vlorë: 803 aksidente.

Dibër: 52 aksidente.

Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor./ Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT