FOTO/ Mbërrijnë në Kosovë frigoriferët për ruajtjen e vaksinave antiCovid

Një lajm i mirë vjen nga Kosova ku raportohet se kanë mbërritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemajka bërë të ditur se shumë shpejt do të mbërrijnë edhe vaksinat, ndërsa ka shtuar se kanë marrë të gjitha masat për procesin e vaksinimit.
“Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,
Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës antiCovid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.
Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.
Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!
Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!”, shkruan ai./ Gazeta SHQIP