TRAFIKU i “çmendur” te “Shqiponja”, punimet i ka zvarritur firma e Salillarit

Prej disa muajsh shoferët në Tiranë, por edhe ata që vijnë nga rrethet, përballen me makthin e madh të trafikut kaotik te ish-sheshi “Shqiponja”.

Pikërisht aty ku do ndërtohet nënkalimi, punon firma e Pëllumb Salillarit, e që mesa duket i ka zvarritur tej mase punimet që duhet të përfundojnë në fund të muajit shkurt.

Radha e trafikut shkon disa kilometra në këtë nyje, ndërsa rruga e amortizuar apo devijimi i madh që i është bërë trafikut nuk janë gjë tjetër veç kosto e shtuar për qytetarët.

Sa i përket cilësisë së punimeve, kjo mbetet për t’u parë. Pasi vetëm gjatë rreshjeve të ditëve të fundit, dy akset rrugore që u shkatërruan, ajo Çorovodë-Përmet dhe Borsh-Sarandë ishin ndërtuar nga Salillari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT