“Luftë me natyrë politike”, Nano: Jam kritik ndaj një histerie kolektive ndaj biznesmenëve në Shqipëri

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano në një intervistë është shprehur kritik sa i përket politikës dhe lidhjes me biznesmenët shqiptarë.
Nano tha se është politika ajo që u ka krijuar atyre që cilësohen si oligarkë rrethanën që t’i afrohen asaj për të bërë para.
“Kjo që evdientoni ju tregon që është një luftë me natyrë politike. Jam kritik ndaj një histerie kolektive ndaj biznesmenëve në Shqipëri. Është e vërtetë për lidhjet me qeverinë, ata kanë për qëllim të bëjnë para dhe ne kritikën duhet ta fokusojmë te qeveritë që u japin favore dhe u krijojnë mundësinë për lidhje klienteliste. Këta që janë oligarkë, janë kremi i biznesit shqiptar dhe nëse janë të ligj, është shoqëria dhe politika që u ka krijuar një rrethanë në të cilën nuk bëhen para pa u sjellë siç sillen ata”, tha ai në një intervistë në studion e lajmeve në MCN TV.