Akademiku bën thirrje: Pasuria e Mitrovicës, 500 miliardë dollarë minerale
Akademiku Apollon Baçe i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila përmendi sasitë e mëdha të mineraleve që gjenden në Mitrovicë.“Është i vetmi vend në botë që puqen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, New York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën. 