“Popujve që u mungojnë ‘kokat’, lehtë ua marrin tokat!

Publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti ka folur edhe njëherë për korrigjimin e kufijve, ide kjo e presidentit të Kosovës Hashim Thacit.

Mehmeti ka nisur reagimin e tij me fjalët e njohura “Popujve që u mungojnë ‘kokat’, lehtë ua marrin tokat!

Ai ka theksuar se shkëmbimi i territoreve është ide serbomadhe, dhe se ta hapësh këtë temë në këtë kohë, do të thotë se je kokëzbrazur, ose ke hallin si ta shpëtosh vetveten nga përgjegjësia për krimet e bëra.

Shkrimi i plotë i tij.

“Popujve që u mungojnë ‘kokat’, lehtë ua marrin tokat!

Ideja për shkëmbim territoresh është ide e kahmoçme serbomadhe! Të hapësh sot temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, do të thotë t’ua mundësosh burrështetasve serb të mos e ndjejnë ngarkesën e krimeve të bëra në Bosnje dhe në Kosovë, por bisedën ta kthejnë aty ku ishte në kohën kur filluan luftërat e fundit ‘ballkanike’ – të flitet për at se deri ku shtrihen kufijtë e Serbisë! Të hapësh këtë temë e të harrosh se ke 30 për qind shqiptarë në Maqedoni, pra të mos kërkosh zgjidhje integrale të çështjes shqiptare në Ballkan, kjo do të thotë se ose je kokëzbrazur, ose ke hallin si ta shpëtosh vetveten nga përgjegjësia për krimet e bëra!” Kim Mehmeti/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT