Si paraqitet situata në spitalet COVID dhe qarqet me më shumë të infektuar

Situata në spitalet COVID në Shqipëri vijon të jetë nën kontroll. Autoritetet njoftuan sot se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit është regjistruar një numër i lartë të shëruarish.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë janë kryer në total 310,667 testime, ku kanë rezultuar me COVID 67,216 persona. Fatmirësisht 40,090 prej tyre janë shëruar, ndërsa aktualisht kemi 25,856 raste aktive me COVID.

Që nga nisja e pandemisë, 1270 persona, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14899
Fier  1923
Shkodër   1384
Durrës  1429
Lezhë  1017
Vlorë   1030
Korçë    890
Elbasan  1032
Berat  832
Dibër  552
Gjirokastër 477
Kukës 391 /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT