“Jam me fat që nuk isha në Vlorë kur…”, Meta i përgjigjet Ramës: Mua nuk më bën derman as kamerdarja

Presidenti Ilir Meta ishte në Vlorë këtë të hënë ku pati një bashkëbisedim me gazetarët.

Kreu i shtetit u pyet rreth akuzave të Ramës, se Presidenti bashkë me drejtuesit e opozitës përdorin çdo krizë, duke iu referuar përmbytjeve, si kamerdare për pushtetin e tyre.

Por Meta deklaroi se ishte me fat që nuk ishte në Vlorë ditën e përmbytjeve, ndërsa shtoi se nuk i “bën derman as kamerdarja”.

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë kur ndodhi përmbytja e madhe se as kamerdarja s’më bënte derman mua”, tha Meta.

Ndërsa për kryeministrin, Meta tha se “do të vinte në Vlorë pasi të dilte dielli”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT