Situata mbetet kritike nga Covid/ 25 në terapi intensive, ja sa pacientë luftojnë me vdekjen

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Numri i rasteve të reja ka shënuar një rënie në krahasim me dje, ku u regjistruan 474 të sëmurë, ndërsa po ashtu ka rënë edhe numri i viktimave, ku dje humbën jetën 7 persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT