Shembja e rrugës në Borsh/ Meta ironizon Ramën: Kështu është kur puth në ballë atë që duhet ta bëjë rrugën

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Vlorë ku nuk la pa komentuar edhe rastin e çarjes së një pjese të rrugës në Borsh, pas reshjeve të ditëve të fundit.

Kreu shtetit e drejtoi gishtin nga qeveria, veçanërisht tek kryeministri, i cili sipas Metës, zgjedh të puthë në ballë pronarin e kompanisë përgjegjëse për rikonstruksionin e kësaj rruge.

“Kështu është kur ai që në vend t’i kërkojë llogari i puth në ballë ata që në vend t’i bëjnë rrugët siç duhet, i bëjnë ashtu siç i nxjerr shiu. Uroj të mos keni më përmbytje këtu në Vlorë”,- u shpreh Meta.

Më tej presidenti shtoi se “jam i i lumtur se rrugët si në Llogara ajo e vitit 2000 e 2001 i kanë rezistuar shirave”, duke nënkuptuar se janë ndërtuar në kohën kur ai ka qenë si kryeministër.

Kompania që kishte përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrugës së Borsh ishte “Salillari”. Kjo kompani ende nuk ka nisur punimet për rrugën e shembur, ndërsa me anë të një deklarata ka bërë të ditur se kontrata e firmosur me ARRSH-në për mirëmbajtjen e rrugëve nuk përmban ndërhyrjen nga ana e saj në rast të rrëshqitjeve të dherave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT