Rama tregon efektet e menjëhershme të vaksinimit: Kini parasysh se ka dy…

Kryeministri Edi Rama e vuri dhe një herë theksin tek roli pozitiv i vaksinës. Ai tha se sa më shumë njerëz të vaksinohen aq më mirë është për shoqërinë.

“Kini parasysh se vaksinimi ka dy efekte të menjëhershme: njëri është efekti i drejtëpërdrejtë tek personi që vaksinohet, dhe tjetri është efekti i këputjes sistematike të zinxhirit të infektimit, se çdokush që infektohet është një hallkë e këputur nga zinxhiri i të shëruarve, që do të thotë, vaksinimi në masë sjell një ulje të vazhdueshme të individëve të prekur. Kjo na jep mundësinë ta shikojmë me shumë optimizëm 6-mujorin e dytë të këtij viti, duke patur parasysh që procesi do të ecë i patrazuar nga luhatjet e mundshme të kompanisë në furnizim,” tha Rama.

“Kemi tre skenarë për vaksinën:

Skenari parë: Vaksinimi i të gjitha moshave që përfshihen në planin e vaksinimit brenda 14 muajsh

Skenari tjetër, ka axhendë 18 mujore,

Skenari tretë ka axhendë 24 mujore

Do bëjmë gjithçka të shkojmë sipas skenarit më ambicioz, dhe me votimin sot në Kuvend hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes së dakordësuar në parim që e kam bërë dhe publike dhe kam thënë se doza e parë do të vijë brenda janarit, dhe mundësisht brenda javës së tretë. Dhe pastaj shkallë shkallë do të marrim të gjithë sasinë e dakordësuar, e që mund të porosisim një sasi tjetër, apo sasi të tjera, gjë që e kemi garantuar me marrëveshjen që është firmosur nga të dyja palët e që Kuvendi do ta ratifikojë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT