5 deputetë dalin kundër marrëveshjes me Pfizer/ Kuvendi miraton me 94 vota tre aktet normative

Sot në Kuvend u miratuan 3 aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë farmaceutike Pfizer për sjelljen e dozave të vaksinës në vend.
Deputetët kanë votuar pro 94, 5 kundër dhe 3 abstenim, për të treja aktet të cilët u panë me skepticiëm nga disa deputetë të opozitës.
Kjo marrëveshje i hapi rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri.
Rama gjatë seancës së sotme dha detajet e marrëveshjes, pasi Shqipëria e Pfizer kanë rënë dakord për 500 mijë doza, por tashmë do të vijë vetëm dërgesa e parë, teksa më pas Shqipëria e ka portën të hapur nëse do gjykojë të marrë më tepër doza apo jo.
Sipas tij çmimi i dozave të vakinës është i panegociueshëm me Pfizer, si dhe kjo vaksinë në raport me të tjerat ka shtrenjtësinë. Gjithsesi ai shtoi se kontaktet vijojnë me kompani e vende të tjera.
Akti normativ për dhënien e autorizimit të MSH dhe ministrit të shtetit për Rindërtimit për prodhuesit e vaksinës anti-covid.
Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim
Miratimi i tekstit të marrëveshjes nëpërmjet Pfizer dhe MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e hyrjes dhe administrimit
Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim
Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimit të Pfizer me MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin
Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim