Meta flet për herë të parë për largimet nga LSI: Mos promovoni figura të papastra

Presidenti Ilir Meta ka folur për largimet e disa figurave nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si Nasip Naço, apo Geldion Rehovica.

Kreu i Shtetit iu drejtua të gjitha forcave politike, duke iu kërkuar të promovojnë figura të reja, që nuk i fshihen kamerave e debateve, si dhe që janë të pastra dhe pa probleme me dekriminalizimin.

“Jam i sigurt që zgjidhja më e mirë do të jetë 25 prilli. Më vjen shumë keq të merrem me çështje që nuk më takojnë aspak mua. Kam një sugjerim për të gjitha partitë, që të promovojnë figura të reja, të pakonsumuara, në Vlorë e gjithë Shqipërinë.

Ja ku janë bashkëpunëtorët e mi. Ju thashë që të gjithë forcat politike të promovojnë figura të reja, që luftojnë për interesin publik, që nuk i fshihen kamerave, debateve, dhe figurave të pastra, pa probleme me dekriminalizimit.

Ka pas LSI figura me probleme me dekriminalizimin dhe ka bërë shumë që s’i ka mbrojtur, që është pastruar”, tha Presidenti Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT