Tre marrëveshje sekrete/ Kuvendi miraton blerjen e vaksinës anti-COVID me Pfizer

Pavarësisht përplasjeve dhe kontestimeve të disa prej deputetëve të opozitës, Kuvendi ka miratuar marrëveshjet sekrete të qeverisë për blerjen e vaksinave anti Covid.

Opozita kërkonte të njihen në detaje me këto tre akte normative, por se kryeparlamentari Rucci ka deklaruar se ato ruhet sekret për shkak të marrëveshjeve të arritur nga qeveria dhe kompanitë.

Në seancë e sotme, kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar se do të votohen  tre akte normative në Parlament të propozuara nga Qeveria, nga këto marrëveshja me vendin që ka sjellë për vaksinat dhe tjetra për dhënie e autorizimit Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e shtetit për rindërtim me prodhuesit e vaksinave që janë certifikuar nga SHBA dhe BE.

Aktualisht në Parlament po flet kryeministri Rama i cili deklaroi se skenari i mundshëm është vaksinimi i popullsisë për 14 muaj.

Tre marrëveshje sekrete/ Kuvendi miraton blerjen e vaksinës anti-COVID

Back to top button
LAJMET E FUNDIT