“Kam rrezikuar jetën”, gazetari i njohur rrëfen aksidentin rrugor: Tentova të padis kompaninë e ndërtimit, por…

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua gjatë në lidhje me aksidentet e shumta rrugore që kanë ndodhur në 2 javët e para të vitit 2021.

Në një lidhje “Skype” me emisionin ishte gazetari i njohur, Mentor Kikia, i cili tha se gjendja e rrugëve është arsyeja kryesore e aksidenteve.

Kikia gjithashtu tregoi edhe një moment ku ka rrezikuar jetën në autostradën Lushnjë-Fier.

“Kam rrezikuar jetën”, gazetari i njohur rrëfen aksidentin

“Kompania e ndërtimit i ndryshonte korsitë sipas dëshirës. U përplasa sepse firma e ndërtimit që po kryente punime në rrugë kishte vendosur vetëm blloqe, asnjë sinjalizim tjetër. Punojnë gjatë ditës, lënë ca gropa hapur dhe nuk e kanë problem se sa njerëz mund të bien aty”, tha Kikia.

Gazetari u shpreh gjithashtu se tentoi që të padiste kompaninë e ndërtimit, por që nuk e bëri pasi shefi i policisë i ka thënë: “Lëre se çdo ditë vijnë 5 makina që përplasen”.

Sipas Kikisë, shteti dhe kompania e ndërtimit nuk ndëshkohen asnjëherë për aksidentet që janë bërë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT