A do të jenë në koalicion? Fatmir Mediu mesazh të qartë PD-së: Nëse kanë mend për pazare…

Në Open mbrëmjen e sotme në Top Channel u diskutua lidhur me partitë që do të jenë në koalicion me Partinë Demokratike përballë Partisë Socialiste në qeveri.

Ajo që po diskutohet shpesh sëfundmi është çështja nëse Fatmir Mediu me Partinë Republikane do t’i bashkohet Lulzim Bashës apo jo.

Në një lidhje skype me emisionin, Fatmir Mediu i dha një mesazh të qartë Partisë Demokratike.

“Nëse do të kenë mend për pazare, nuk jam fare optimist, po nëse duan të mundin qeverinë e Ramës atëherë besoj se do kemi një marrëveshje,” tha Mediu.

Nga ana tjetër, anëtarja e kryesisë së PD, Grida Duma, dukej optimiste për një aleancë të madhe mes partive opozitare për të rrëzuar qeverinë, që sipas saj është parti e vetme.

“Ashtu si tha dhe Mediu, ka dhënë një kontribut të madh për Partinë Demokratike, në çdo aleancë, dhe jam optimiste që do shkojmë sërish drejt asaj rruge,” tha Duma.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT