“Jo japim kaq, jo aq”/ Rama vazhdon sulmet ndaj BE-së: Për çfarë ma tregoni ndihmën për rindërtimin!

Kryeministri Edi Rama reaguar sërish për përplasjen me BE, lidhur me qasjen për vaksinat në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë u tregua i ashpër me ambasadorin Soreca, i cili pak ditë më parë, tha se BE ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë dhe për këtë kujtoi fondet për tërmetin dhe pandeminë.

Në konferencën për mediat, Rama tha se e vlerëson ndihmën e BE dhe nuk e harron kurrë, por nuk e kupton se pse Soreca e ripërmendi.

 “Kauzën e BE e kam mbrojtur dhe e mbroj me pasion. S’ka alternative tjetër përveç BE. Nuk e harroj kurrë ndihmën e BE për rindërtimim. Për çfarë ma tregojnë mua, jo japin kaq, jo aq”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT