Alarmohet serbia pasi Haradinaj premtoi bashkimin me Shqipërinë, Vuçiç: Krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, kërcënim për të gjithë ne

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një deklaratë të bërë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”, ka thënë presidenti serb.
Ai tha se për deklaratën e Haradinajt mbi mundësinë e një referendumi për bashkimin të Kosovës me Shqipërinë, Serbia do ta ketë “një përgjigje adekuate”, teksa tha se kërcënimi s’do ketë një përgjigje kërcënuese.
“Përgjigja ime është , ju e bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiç.