Dokumenti/ Nënshkruhet marrëveshja me Pfizer, vendi pritet të marrë 500 mijë dozat e para të vaksinës

Është nënshkruar marrëveshja me kompaninë Pfizer, për 500 mijë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe foton e dokumentit të marrëveshjes së arritur, por nuk bëhet me dije se kur pritet të mbërrijnë dozat.

Finalizimi i marrëveshjes me kompaninë Pfizer, vjen pas miratimit të marrëveshjes në Kuvend një ditë më parë, ku po ashtu iu dha autorizimi Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin e negociatave me kompani të tjera përveç Pfizer, për vaksinat që janë certifikuar nga FDA dhe EMA.

Dokumenti/ Nënshkruhet marrëveshja me Pfizer, vendi pritet të

Dokumenti/ Nënshkruhet marrëveshja me Pfizer, vendi pritet të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT