“Nuk më ndalon dot askush…”/ Shpërthen Rama për notën e protestës: Për dashurinë për Francën konkurroj edhe ambasadoren

Kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Bashkimit Evropian për vaksinën antiCovid.
Rama tha se nuk e ndalon dot askush që të ketë opininonin e tij dhe sqaroi përse ambasada franceze gaboi në notën e protestës ndaj Shqipërisë.
Për të vërtetuar qëndrimin e tij, Rama solli në vëmendje reagimin e OBSH, e cila ‘ka thënë se jemi në prag të një katastrofe morale të njerëzimit‘.
Rama pati edhe një mesazh për ambasadoren franceze, “Për dashurinë për Francën konkuroj me çdo francëz, edhe me ambasadoren po të doni.”
“Nuk kam bërë asnjë sherr me BE. Nuk më ndalon askush që të kem opinionin tim. Merruni me opinionin e OBSH. Nuk ka të drejtë ambasada franceze, opozita jo e jo. Shëmbulli im është OBSH, ka shkuar më larg se unë. Ka thënë jemi në prag të një katastrofe morale të njerëzimit. Unë nuk shkoj dot deri këtu. Fakti që jemi të vegjël, jo të pasur, jo anëtarë të BE, nuk na bën detyrimisht të rrimë gojë mbyllur kundër një fakti të tillë. Të qenit tim europian nuk e ndryshon dot askush. E ça thashë unë që u mërzitën këta, çfarë thashë që nuk duhej të thoja. Është çështje karakteri. Opozita tregoi se ka karakter të dobët, ndërkohë që kur ishin në pushtet i serviloseshin kujdo që fliste në gjuhë të huaj. Unë nuk hyj në atë kategori. Për dashurinë për Francën konkuroj me çdo francëz, edhe me ambasadoren po të doni. Ka pasur edhe një humbje në rrugën e përkthimit. Ne kemi të drejtë të gabojmë, ata kanë të drejtë të na e thonë. Këtu është fjala për dinjitetin, njerëzit. Nuk mërzitet BE-ja kollaj, por edhe po të mërzitet, ku është problem. A nuk është e vërtetë që Rajoni u la jashtë vaksinimit direkt. Gjyshja jote (i drejtohet) gazetarës, a nuk u a jashtë? Çfarë halli ke, të shqetësohesh për mua, apo për vaksinimin e gjyshërve të tu.“, tha Rama./ Gazeta SHQIP