Anulohet vendimi për privatizimin e llixhave të Peshkopisë
Është anuluar dhënia e lejes në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër.
Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Vendimi i marrë nga Këshilli i Bazenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private, duke prekur mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e llixhave.
Ata e kundërshtuan fort këtë vendim me protesta të herë pas hershme, çka detyroi qeverinë të tërhiqet pas./ZgjohuShqiptar.info