Joe Biden përlotet teksa flet për djalin e tij të ndjerë Beau, i cili punoi edhe në Kosovë

Joe Biden sapo ka mbajtur një fjalim në një event në selinë e Gardës Kombëtare të Delaware para se të nisej për në Uashington, ku do të bëjë betimin si President i SHBA-së.

Në fjalim, ai tha se do të ishte “gjithmonë një bir krenar” i shtetit, raporton CNN. Ai përshkroi SHBA-në si “një vend shprese, drite dhe mundësi të pakufishme” ndërsa më tutje shtoi se “Delaware gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

Presidenti i zgjedhur u emocionua dhe u përlot ndërsa i bëri homazhe, djalit të tij, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, në moshën 46 vjeçare.

“Jam edhe më krenar që qëndroj këtu duke e bërë këtë para djalit tim Beau. Unë ndjej vetëm një keqardhje: që ai nuk është këtu”, vazhdoi ai.

Pas çlirimit nga Serbia (1999), Biden punoi në zyrën e OSBE-së në Kosovë teksa ka trajnuar gjykatës dhe prokurorë për sistemin gjyqësor lokal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT