VIDEO/ Biznesmeni turk u ekzekutua pas konfliktit për kredinë 75 mln euro, lidhja me Rezart Taçin dhe Santon
Top Story

Në vitin 2012, në Stamboll ekzkeutohet biznesmeni turk Omer Satin. Në Shqipëri, ai ishte bashkëpronar i kompanisë “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company SHA”.
Ai posedonte 40 % të aksioneve. Ortaku i dytë po me 40 % rezulton Rezart Taçi. 20 % posedoheshin nga dy shtetas të tjerë turq.
“Në momentin e lëvrimit të kredisë nuk ka pasur asnjë lloj kontrate midis shoqërisë “AMRA” dhe “bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit’ dhe personi që ka ndikuar për lëvrimin e kësaj shume ka qenë shtetasi turk Omer Satin” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Qartazi Taçi ka pranuar se për kredinë është ndjekur një rrugë e pazakontë. Është thuajse e pamundur të operohet pa nënshkruar kontratë nga bankat para lëvrimit të kredisë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për shuma dhjetra miliona euro si në rastin konkret.
“U vra në këtë periudhë, edhe ai nuk jeton më, ra ndërmjetësi që mundësoi ardhjen e azerëve”u shpreh gazetari Artan Hoxha