Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, Melania shfaqet e lumtur (FOTO dhe VIDEO)

Shtëpia e Bardhë ishte në errësirë këtë mëngjes përveç Rezidencës, ku Trump po mblidhte gjërat e fundit, para se të ikte për t’i lënë vendin Joe Biden, i cili do të inaugurohet si Presidenti i 46-të i Amerikës në mesditë.
Presidenti Trump dhe Melania sapo hipën në helikopter. Fillimisht, dyshja ndaluan shkurtimisht për të folur me mediat para se të hipnin në helikopter. Melania ishte veshur me të gjitha të zeza dhe kishte vënë syze dielli.
Trump po thyen traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij. Trump dhe Melania do të bëjnë fluturimin e tyre të fundit me “Air Force One” deri në klubin e golfit të Mar-A- Logo të Trump në Palm Beach, Florida.
Ajo që ra në sy në këtë moment ishte se Melania Trump, zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë u shfaq tejet e buzëqeshur në këtë moment lamtumire. Rrallë herë e kemi parë një gjë të tillë të Melanias në këto 4 vite presidencë të bashkëshortit të tij, Donald Trump.