Larg nga Saliu, Albin!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte ditën e djeshme në Tiranë.Në mesin e një grupi studentësh dhe pedagogësh pjesë e një greve, ai shtroi disa ide, të cilat, edhe pse të pritura prej tij, pasi i ka elaboruar edhe më herët, trazuan skenën politike dhe mediale.Në fakt, ai është pritur të vinte edhe më përpara, pikërisht në ditët e fundit të dhjetorit, kur protesta studentore ishte në pikun e saj dhe të sillte me vete edhe solidaritetin e Lëvizjes së tij, e cila, si thonë, është e ngjashme në organizatën politike, Lëvizja për Universitetin.Albini është në të drejtën e tij të vijë në Shqipëri, qoftë si lider i një lëvizjeje politike, qoftë si qytetar i zakonshëm, të mbajë fjalë dhe të hedhë ide e mendime; të takohet me ata që dëshiron dhe të thotë atë që ndjen.Në vjeshtën e vitit 1997, Albin Kurti, aso kohe me flokë të gjatë e të lëshuar, së bashku me Bujar Dugollin, Muhamet Mavrajn, Dritan Lajçin u vunë në krye të protestës së madhe studentore, e cila paralajmëroi edhe fillimin e masivizimit të qëndresës së armatosur.Në mesin e tyre, në fakt si prijës i tyre, ishte rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, njëri ndër personalitet korife të shkencës, por edhe të shfaqjes hapur të ndjenjës kombëtare.Kundër protestës aso kohe ishin disa faktorë, pushteti serb, strukturat paqësore në Kosovë dhe mbështetësit e tyre në Tiranë, që përfaqësoheshin nga Berisha, i sapo rënë nga pushteti.Pra, shpirti politik i Albinit dhe fillesa e tij politike, është një protestë studentësh, e cila u bë strumbullari ku filloi të mblidhej një rini e tërhequr nga e drejta për të fituar lirinë e vendit të tyre.Shumë prej tyre u bënë drejtues të strukturave të UÇK-së dhe mbajtën lidhje edhe me Kurtin, megjithëse ky, edhe pse disa herë iu kërkua të linte Prishtinën dhe të shkonte në radhët e UÇK-së, qëndroi aty, deri sa u dhunua nga policia serbe.Sot, Kurti i ka shpallur luftë, në gjithë kuptimin e fjalës luftë, idesë për të ndryshuar kufijtë. Megjithëse, të gjithë flasin për të, askush nuk e merr përsipër autorësinë.Për të mishëruar idenë dhe qëndrimin e tij ai është i gatshëm të bëjë gjithçka është e mundshme, të krijojë aleanca të vjetra dhe të reja, të përdorë metodat e njohura të bojkotit apo të sherrnajës parlamentare, të bëjë krushqi me LDK-istët, megjithëse kanë ideologji shumë të largëta nga njëra tjetra dhe fillesë, po ashtu të ndryshme.Tani për tani guri i provës së tij dhe shansi i largimit të Thaçit nga presidenca është vetëm ky: rrënimi i idesë së ndarjes së kufijve, dhe, bashkë me to, edhe rrënimi i kundërshtarit të tij politik.Por nëse nuk hiqet Rama, nuk mund të bjerë Thaçi – ky është perceptimi i Albinit.Për këtë Albini do ti japë gjithë mbështetjen e vet lëvizjes për të cilën ka të dhëna se është një simotër e Lëvizjes Vetëvendosje. Është fjala për Organizatën Politike Lëvizja për Universitetin.Kurti është pasionant në politikë.Lëvizja për Universitetin është një organizatë neomarksiste, e ngjashme me Lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti, dhe nuk ka asgjë të keqe që është e tillë.Njëri nga mesazhet e hedhura dje i shkon më për shtat atij: pikërisht kur foli me pasion për pranverën shqiptare. Askush nuk e di saktësisht se çfarë percepton Kurti me pranverën shqiptare, që tingëllon si një thirrje për të përsëritur pranverën arabe, me të cilët Kurti nuk ka marrëdhënie të ashpra. Duket ende një ide e turbullt, të shohim se çfarë do sjellë koha e afërt.Por është e qartë që Kurtit i duhet një aleat i tillë në Shqipëri.Lidhjet e tij të tashme me opozitën e denigruar të Tiranës janë ende konjukturale dhe një ditë do të çarten mes vedi. Do jetë e habitshme nëse do vazhdojnë gjatë.Gjetja e tij pranë Berishës, është një gjetje shumë e gabuar. Nëse do vërtet t’i fryjë idesë së largimit të vjetërsirave të politikës shqiptare, ai nuk do të kishte mundur të gjente rrugë më të gabuar.Një vazhdues i Adem Demaçit, si Albini, një këshilltar dhe i besuar i tij, një ithtar i bashkimit kombëtar, nuk mund të jetë për asnjë rrethanë aleat i një krimineli, që u shpëtua edhe këtë herë nga “kryesocialisti” i radhës.Dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT