Kina po i fsheh botës Covid-19/ Mjekja shqiptare: Shumë informacione janë lënë në harresë për faj të Europës

Prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka publikuar së fundmi një video të fshehtë, ku mjekët kinezë pranojnë se kishin informacione për koronavirusin por qeveria kineze kishte urdhëruar të mbahej i fshehtë.

Kjo u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipë emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku nga Italia ishte në një lidhje “Skype” mjekja shqiptare, Eni Dragoti.

Sipas saj, Europa kishte informacione për virusin e ri por në fillim heshti. Ajo shton se një gjë të tillë e bëri për shkak të interesave ekonomike.

“Në Kinë ka fabrika që prodhojnë për të gjithë botën. Kina nuk donte ta bënte publike sepse i interesonte t’i thoshte botës se akoma po punon dhe shumë informacione janë lënë në errësirë edhe për faj të Europës. I interesonte për shkak të krahut të punës që ka në Kinë”, tha Dragoti.

Mjekja shqiptare që punon në Itali u shpreh gjithashtu se Kina ka bashkëpunuar me shtetet e tjera në studimin e SARS 2.

“Direkt nga laboratori kinez erdhën epruvetat e para për t’u studiuar nga laboratorët në Europë. Bashkëpunimi midis shteteve përshpejtoi procesin e njohjes me virusin dhe më vonë në prodhimin e vaksinave, që është arritje për të gjithë”, tha mjekja Dragoti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT