Ambasadori i BE thirrje shqiptarëve: Rinovoni urgjentisht dokumentet biometrike para zgjedhjeve

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim online me komisionerin shtetëror (kreun e KQZ) Ilirjan Celibashi.

Diplomati i BE i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë urgjentisht dokumentet biometrike.

Mësohet se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit.

“Shkëmbim i mirë me kreun e KQZ-në Ilirjan Celibashi. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t’i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së Zgjedhjeve”, shkruan Soreca./Gazeta SHQIP

Ambasadori i BE thirrje shqiptarëve: Rinovoni urgjentisht dokumentetAmbasadori i BE thirrje shqiptarëve: Rinovoni urgjentisht dokumentet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT