Haradinaj, i ashpër për Trepçën: Brukselit i ka humbur rruga…

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj BE-së pas miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, reagimi kundër i BE-së ndaj këtij statusit është dëshmi se ky institucion ka humbur rrugën ende pa dalë në oborr.

Gjithashtu kreu i ekzekutivit ka dënuar me forcë deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, e cila iu tha mediave serbe se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut mes të dyja vendeve.

Për Haradinajn, ky qëndrim i Koçijançiç është i papranueshëm dhe cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr.

Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, shkruan Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT