Kryehen HOMAZHE për 4 protestuesit që humbën jetën me 21 janar, Rama me familjarët vendosin lule në vendin e vrasjes së tyre (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe për katër protestuesit e vrarë me 21 janar.
Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi shpalljen “Dëshmorë të Atdheut” të katër viktimave në protestën e Partisë Socialiste, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
I shoqëruar nga familjarët e të vrarëve, Kryeministri ka vendosur lule në çdo vend ku janë vrarë 4 protestuesit.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek drejtësia, duke thënë se të gjithë ata gjykatës dhe prokurorë që nuk kanë dhënë vendimet e drejta lidhur edhe me këtë çështje do të mbajën përgjegjësi.