Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e Kushtetueses: Detyrimi juaj të veproni me integritet dhe të pavarur

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca janë mbledhur në një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit që lamë pas 2020, me anëtarët e rinj Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja. Më herë kryediplomatja amerikane është takuar me kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tushën.

Për këtë takim pati dhe një reagim zyrtar nga ana e ambasadës amerikane ku bëhet e ditur se Kim ka nënvizuar faktin se anëtarët duhet të jenë veprojnë në pavarësi dhe me integritet në dhënien e drejtësisë. “Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Deklarata e plotë

Sot, Ambasadorja Kim dhe Ambasadori i BE Soreca u takuan me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për t’i falenderuar që iu përgjigjën thirrjes së detyrës, e cila i mundësoi Gjykatës kuorumin e nevojshëm për të funksionuar.

Ajo nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE.

Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e Kushtetueses: Detyrimi juaj

Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e Kushtetueses: Detyrimi juaj

Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e Kushtetueses: Detyrimi juaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT