VIDEO/ Lulzim Basha ia ka borxh shqiptarëve një shpjegim: Çfarë deshi në çadrën e Gaddafit në mes të shkretëtirës në Libi, çfarë kërkoi dhe premtoi në emër të Berishës?!

Lulzim Basha ka kohë që ka vendosur kandidaturën për postin e kryeministrit dhe në të gjitha takimet e zhvilluara me ata pak njerëz të PD, nuk përton ta thotë gjithnjë këtë gjë. Madje dhe të premtojë si kryeministër për rininë, gruan, biznesin, ndërtuesit, Kunatin etj!

Njëherësh, Basha dhe mbështetësit e tij, përfshirë dhe mediat afër opozitës, kanë sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence.
Për më tepër që në rastin e sjelljes së afër 1 mijë vaksinave antiCovid për të vaksinuar personelin mjekësor i cili duke qënë në frontin kryesor të përballjes me coronavirusin është më i rrezikuari prej tij, Basha dhe tërë opozita bashkë me mediat e saj kërkuan transperencë.

U kërkua transparencë dhe për darkën te Nustreti në Dubai, mënyja për çdo zyrtar të delegacionit shqiptar, kush ka paguar dhe gjëra të tilla të këtij lloji. U bënë deri emisione televizive për këtë punë, ndërsa Basha, Meta e Berisha nuk e heqin më nga goja Nusretin dhe biftekun e tij.

Dhe duke qënë se Basha është kandidat për kryeministër ku do t’i nënshtrohet votimit për këtë qëllim më 25 prill të këtij viti, shqiptarët duan të dinë gjithçka rreth tij.

Pasi do ketë nesër në dorë fatet e vendit, pra dhe shqiptarëve që jetojnë këtu në Shqipëri, nëse arrin të fitojë më 25 prill! Pavarësisht se do shumë punë e përpjekje për fitoren!

Duke qënë se për bëmat në Kosovë, që kishin pasoja të rënda për luftën e UÇK, aq sa nga dosjet e kopsitura nga Basha janë të gjithë ish komandantët në Hagë, si dhe nga fshehja e kasetës së Milaim Bellanicës për masakrën e Krushës drejtësisë iu hoq një provë e fortë për dënimin e genocidit serb, për veprimet e tjera Basha e ka më të lehtë. Nuk ka pasur viktima.

Ndaj Basha ua ka për borxh një shpjegim shqiptarëve që u kërkon votën për ta bërë kryeministër, se çfarë deshi në mes të shkretëtirës në vitin 2008, në tendën e vendosur nga ish udhëheqësi libian, Muamar al Gaddaf. Çfarë bisedoi me ish liderin libian, çfarë i kërkoi dhe çfarë i premtoi!

Nuk ka si i shmanget shpjegimit për këtë takim. Janë publikuar pamjet e takimit 13 vite më parë të Lulzim Bashës, asokohe ministër i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ish-diktatorit libian, Muammar Gaddafi. Video vijon të qarkullojë në ‘google’!

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara, takimi është zhvilluar në një zonë të shkretë të Libisë brenda një tende të improvizuar. Takimi daton në pranverën të vitit 2008.

Biseda e Bashës me Gaddafin në një tendë mes të shkretëtirës dhe jo në një zyrë normale shteti në kryeqytetin libian, Tripoli apo edhe kudo tjetër, larg syve të botës duket shumë konfidencial. Pavarësisht se nisur nga masat e sigurisë dhe prezenca e delegacioneve, ka pasur një protokoll shtetëror për këtë takim, është një takim zyrtar. Duken njerëzit që presin Bashën për ta dërguar tek çadra e Gaddafit, zyrtarët që mbajnë shënime, truproja etj etj.!

Muamar Gaddaf, vetëm tre vite pas takimit me Bashën në shkretëtirë rrëzohet, por bllokimi i Perëndimit për të kishte filluar që në janar të vitit 2008. Pak muaj para takimit me Bashën.

Duke hedhur hije dyshimi nëse është biseduar për “çarjen e bllokadës” nga Shqipëria e Libia për të përfutuar financiarisht nga njëra tjetra.

Shqipëria nuk e kishte për herë të parë, e kishte bërë në vitet ’94-95 me armikun historik, Serbinë e Milosheviçit, duke thyer embargon e OKB për naftën e armët. Libia është larg!

Dhe Gaddafi kërkonte armë, ndërsa Berisha donte para për të realizuar premtimet dhe fituar një mandat të dytë në zgjedhjet e një viti më vonë! Të vitit 2009!

Dyshime janë këto, fakt është kapja e një anijeje shqiptare në Mesdhe plot me armë për Libinë, në kulmin  e bombardimeve të NATO-s mbi Tripoli në vitin 2011!

Megjithatë ish lideri libian u rrëzua, nga shpërthimi i “Pranverës arabe” që përfshiu gjithë rajonin, dhe bombardimeve të NATO-s mbi instalimet ushtarake në Libi, në mbrojtje të popullsisë civile. Muamar Al Gaddafi u rrëzua nga pushteti dhe disa ditë më vonë u kap nga rebelët dhe u ekzekutua!

Atëherë pse Basha me urdhër të Berishës takoi Gaddafin?! Një shpjegim që shqiptarët e duan para se të hedhin votën në kuti më 25 prill. Në kuadër dhe të transparencës së kandidatit për kryeministër themi!/M.Nikaj-TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT