“Dera u thye”- Arvizu kujton vrasjet në Bulevard më 21 janar: Po flisja me Bashën dhe kryeministrin, kur…

Ish-ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu, kujtoi ngjarjen e trishtë të 21 janarit, momentin kur ndodhi sulmi me armë në Bulverad, përpara Kryeministrisë, ku humbën jetën katër persona.
Në “Real Story”, ai tha se në po komunikonte në telefon me ministrin e Brendshëm të kohës, Lulzim Bashën dhe me kryeministrin.
Ai thotë se u duk se gjërat po qetësoheshin, por se më pas dëgjoi krismat.
“Dera u thye. Unë isha në telefon në atë moment duke folur me ministrin e Brendshëm të kohës, Luli Basha, si dhe me Kryeministrin. Nuk e mbaj mend nëse fola me Edi Ramën, por sigurisht që fola me njerëz që ishin afër tij. Inkurajova të gjithë të mbanin hapin dhe u duk se gjërat po qetësoheshin. Dhe pastaj mendova: ‘Tani do zgjasë dhe pak natën, policia do ndalojë ca vetë…’, por me shpresën që gjithçka të qetësohej. Dhe pikërisht në këtë moment, dëgjova krismat”, thotë ai.