Aksion blic/ RENEA mësyn në shtëpitë e “të fortëve”, Nikla në shtetrrethim për disa orë

FUSHË-KRUJË – RENEA ka zhvilluar një aksion blic gjatë mbrëmjes së kaluar në Nikël të Fushë-Krujës e njohur edhe si “zona e të fortëve”.

Sipas informacioneve të para, efektivët e armatosur rëndë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.

Mësohet gjithashtu se e gjithë Nikla është mbajtur në shtetrrethim për disa orë.

Në vazhdim pritet të ketë informacion të detajuar rreth rezultateve të operacionit./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT