Diplomati u shpall “non grata”, ambasada ruse hedh poshtë akuzat: Shkelët praktikat ndërkombëtare

Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron të pabazuara akuzat ndaj diplomatit rus, të shpallur persona non grata, tha misioni diplomatik për medan vendase RIA Novosti.
“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie ndesh me praktikën e vendosur diplomatike ndërkombëtare” – tha ambasada ruse në Tiranë.
Selia diplomatike konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se ka marrë notën nga pala shqiptare dhe informoi Ministrinë e Jashtme Ruse.
Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin rus Alexei Krivosheev person “non grata” për shkak se sipas saj ai shkelte masat epidemiologjike të marra kundër pandemisë së koronavirusit.
Ministria e Jashtme shqiptare tha se diplomati “shkeli masat anti-koronavirus” dhe duhet të largohej nga vendi brenda 72 orësh.
Në të njëjtën kohë, Tirana zyrtare shprehu dëshirën se Moska do ta trajtojë këtë vendim si një masë të detyruar për të mbrojtur shëndetin. Pala shqiptare, thekson RIA Novosti, i siguroi kolegët rusë për ndjenjat miqësore dhe gatishmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve.