Greqia merr masa shtesë: 7 DITË KARANTINË për të gjithë pasagjerët që vijnë nga këto shtete, përfshi edhe Shqipërinë

Greqia shton masat kundër pandemisë së koronavirusit duke vendosur karantinën për të gjithë pasagjerët ndërkombëtarë.

Masat aktuale, ndër to edhe mbyllja e doganës së Kapshticës, janë shtyrë deri në 8 shkurt.

Ndërsa autoritetet greke bëjnë me dije se të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga fluturimet ndërkombëtare duhet të kryejnë 7 ditë karantinë në një shtëpi të caktuar prej tyre, apo në një rezidencë provizore greke, raporton newsbomb.al.

Pasagjerët gjithashtu duhet të kenë rezultat negativ të testit për Covid-19 si dhe të japin informacione për qëndrimin dhe lëvizjen. Gjithashtu Greqia ka pezulluar fluturimet nga disa shtete si Turqia dhe Spanja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT