Përgjimet e “Ndraghetas”, flet për herë të parë Meta dhe ka një thirrje për institucionet shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë, në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen “Ndragheta”.
Në përgjime përmendet Presidenti, një ministër dhe kryebashkiaku i Tiranës. Në një prononcim për mediat, Meta tha se institucionet vendave duhet të fillojnë hetimet lidhur për këtë çështje.
Sipas tij, problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare
Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.
Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona.