Parashikimi Cakos: Do vijë koha që s’do lidhet djali me vajzën nëse njëri prej tyre s’ka bërë vaksinën

Ditën e sotme në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell, u diskutuan sërish çështjet më të nxehta aktuale.

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara apo Covid u folën nën moderimin e Edi Manushit dhe në praninë e të përhershmëve, Ina Kollçaku, Bledi Mane, Alfred Cako dhe Neritan Liçaj.

I njohur për teoritë e tij konspirative, Alfred Cako, teksa fliste për virusin që ka pushtuar botën tha se vaksina do luajë shumë rol të madh në jetën e njerëzve.

“Do vijë koha që s’do lidhet djali me vajzën nëse njëri prej tyre s’ka bërë vaksinën, ndoshta ju tani nuk e besoni po keni për ta parë që kështu do ndodhë,” tha Cako.

Ky i fundit i bëri edhe një analizë zgjedhjeve në SHBA, duke u kapur në detaje të ceremonisë që sipas tij ishin sataniste, që nga veshja e të pranishmëve dhe deri tek personazhet që morën pjesë në inaugurimin e Joe Biden.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT