Shkarkimet, taksapaguesi i varfër shqiptar paguan 3 administrata
Shkarkimet nga puna të pambështetura në ligj vazhdojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit duke prekur shifra marramendëse.Vetëm në 5 vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 100 mln euro për këtë kategori.Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve.Taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë tre administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme.Eksperti i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, e konsideron këtë fakt shumë abuziv pasi janë mbi 100 milionë euro, të cilat shkojnë pagesa për këto largime në një kohë që mund të transformoheshin në investime për ndërtimin e spitaleve dhe shkollave.“Është një shkelje e të drejtave kushtetuese të individit, është një cënim i familjeve, njëkohësisht është një kosto tërësisht e panevojshme mbi taksapaguesit shqiptarë. Vijmë te një situatë absurde në të cilën janë tre administrata paralele, dy efektive dhe një tjetër në pritje“, thotë Zef Preçi.Për të zgjidhur këtë problematikë, e cila përsëritet sa herë ndryshon pushteti politik, ekspertët kërkojnë që titullarët që firmosin largimin e punonjësve të mbajnë përgjegjësi për çdo punonjës.“Të detyrohet të dëmshpërblejë titullari qoftë ky dhe Ministër kur ndërmerr veprime të paligjshme. Ndërkohë do të ishte që të hiqet dorë nga praktika e unifikimit të pagesave duke injoruar përvojën, duke injoruar rangun apo pozitën që zënë në administratën publike“, vijon Preçi.Nga të dhënat e Spending Open Data në 4 vite numërohen 13.475 transaksione nga thesari i shtetit si shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna.Mes Ministrive, ajo që ka numrin më të lartë të transaksioneve është Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me rreth 466 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 79, Ministria e Energjitikës dhe Transporteve me 66 trasaksione, e Mbrojtjes me 61 dhe Shëndetësia me 56.Transaksionet për largimet nga administrata (total 13.475)Ministria e Mjedisit dhe Turizmit 466 348 mln.Ministria e Bujqësisë 79 58.2 mln.Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës 66 90.4 mln.Ministria e Mbrojtjes 61 72.3 mln.Ministria e Shëndetësisë 56 40.1 mln.Ministria e Brendshme 48 81.3 mln.Ministria e Financave 47 31.4 mln./ZgjohuShqiptar.info