Raporti i KE: Në vend të tretë për rimëkëmbjen ekonomike, Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon

Shqipëria renditet si vendi i parë në rajon sa i takon borxhit publik.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Komisioni Evropian bëhet e ditur se në fund të muajit shtator të vitit 2020 vendi ynë arriti në 79.9%, të borxhit publik, duke u bërë kështu vendi i parë në rajon.

Në listë shihet se në vend të dytë është Mali i Zi që ka ngjashmëri me ekonominë tonë, ku është regjistruar borxhi publik në nivelin e 78.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pas Malit të Zi vjen Serbia me 57.1% dhe Maqedonia e Veriut 51.5%. Vendi që ka nivelin më të vogël të borxhit është Kosova me vetëm 19.9%.

Sipas raportit shtetet që u goditën më shumë nga pandemia përsa i përket anës ekonomike ishin Shqipëria dhe Mali i Zi dhe kjo sipas sipas raportit vjen për shkak të varësisë që kanë ndaj sektorit të shërbimeve e kryesisht ndaj turizmit.

Ndërkohë, sa i takon recesionit ekonomik në vend të parë është Mali i Zi me rënie prej -14.3%, ndjekur nga Shqipëria me -6.8% dhe Maqedonia e Veriut prej -4.9%.

Si pasojë e rënies më të lartë, Komision Evropian pret që Mali i Zi të ketë edhe rimëkëmbjen më të shpejtë me 6.8%, ndjekur nga Serbia me 4.8% dhe më pas Shqipëria me 3.7%.

Në rikuperimin ekonomik të vendit sipas raportit ndikim do të kenë investimet si dhe avancimi i procesit të rindërtimit.

Dokumenti (Kliko)

BORXHI PUBLIK

Shqipëria 79.9%

Mali i Zi 78.1%

Maqedonia e Veriut 51.5%

Serbia 57.1%

Turqia 41.3%

Bosnja 37.7%

Kosova 19.9%

RËNIA EKONOMIKE

Shqipëria -6.8%

Mali i zi -14.3%

Maqedonia e veriut -4.9%

Serbia -1.8%

Turqia -2.5%

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT