Përgjimet e Ndragheta-s/ Balla: Pergatituni! Ata që janë përmendur i keni në Presidencë. Eurodeputeti, mik i vjetër i Bashës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së drejtuesve politikë të 12 qarqeve në selinë rozë, foli edhe për përgjimet e anti-mafias italiane.
Ai hodhi akuza në drejtim të opozitës, ndërsa tha se eurodeputeti i përmendur, është mik i kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
Po ashtu, Balla shtoi ata që janë përmendur me emër në përgjime, “i keni në presidencë”.
“Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.