Rusët me një sulm të ri ndaj Kosovës
Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori rus, Aleksander Lukashevich, ka thënë se Kosova është bërë një vatër e paqëndrueshmërisë në rajon dhe një burim potencial i një konflikti.
Sipas Lukashevich, autoritetet kosovare po dëshirojnë që hapur të krijojnë një krizë të re e cila do të mundë të dërgojë në një luftë të re.
Këto deklarime Lukashevich i ka bërë teksa është diskutuar çështja e krijimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës.
“Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet vatër e paqëndrueshmërisë, një burim konflikti potencial. Administrata e Kosovës haptazi synon të krijojë një krizë të re që mund të çojë në një luftë të re”, ka thënë ambasadori rus.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë humbur kontrollin mbi Republikën e Kosovës.
“Arkitektët perëndimorë të Kosovës kanë humbur kontrollin mbi projektin e tyre”, ka përfunduar Lukashevich.
Lukashevich ka qenë edhe zëdhënës i diplomacisë ruse./ZgjohuShqiptar.info
.@OSCE Envoy #Lukashevich: Kosovo increasingly becomes a hotbed of instability, a source of conflict potential. Kosovo administration openly intent on unleashing new crisis which may lead to new war. Western architects of Pristina independence have lost control over their project pic.twitter.com/TXtbOVnls3— Russian Embassy, UK (@RussianEmbassy) February 1, 2019