Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID, miqtë përlotin rrjetin (FOTO)

Ky është riu 29 vjeçar që humbi jetë nga koronavirusi.

Olsi Skura nga fshati Pishkash i Përrenjasit ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira.

“E dhimbshme ndarja nga jeta e 29-vjeçarit, Olsi Skura nga fshati Pishkash Veri, bashkia Prrenjas !

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta babait të Olsit, Z. Myftar Skura, për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re, nga Covid, virusi vdekjeprurës!

U prehsh në paqen e amëshueshme të Zotit, Olsi !”, shkruan Miranda Rira.

Për vdekjen e 29 vjeçarit ka shkruar edhe faqja  Librazhdi ynë si dhe disa faqe të tjera lokale e miq të të riut.

“Olsi Skura, djali 29 vjeçar nga Pishkashi, qe u nda sot nga jeta dhe nuk ja doli dot nga covid – 19 ne Spitalin Shefqet Ndroqi Tirane. I shprehim ngushellimet tona te sinqerta familjes Skura!”, shkruan faqja Librazhdi ynë.

I riu ishte në mesin e 9 personave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID,

Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT