“Marrëveshje të fshehtë në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, nis hetimi ndaj bankave
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të realizojë një hetim të thelluar në bankat e nivelit të dytë i cili do shtrihet nga viti 2016 deri në fund të viti 2018.
Kjo nismë ka ardhur pas dyshimeve se në tregun bankar merren vendime që dëmtojnë konkurrencën në kurriz të konsumatorëve.
Nga konstatimet paraprake është vërejtur se interesi i kredive në disa banka të jetë shumë herë më i lartë se interesi i depozitave.
Kjo sjellje sipas Autoritetit të Konkurrencës mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar.
Një tjetër element ku do të përqendrohet hetimi është edhe niveli i komisioneve që aplikojnë bankat për llogaritë rrjedhëse të cilat janë pothuajse të njëjta, kurse normat e interesit janë shumë të ulëta, çka sipas konkurrencës mund t’i ketë sjellë dëm tregut, shkruan ora news.
Pjesë e hetimit parashikohet të jenë edhe interesat apo komisionet që janë vendosur për overdraftet, kreditë konsumatore apo hipotekare./ZgjohuShqiptar.info