Rama – Berishës: E shpalle UÇK marksiste, Rugova nuk të foli derisa vdiq!

Pak orë pas sulmeve të Sali Berishës ndaj Hashim Thaçit, kryeministri Rama ka komentuar deklaratat.

Përmes Twitter, Rama shkruan se Berisha e quan Presidentin e Kosovës argat, ndërkohë që vetë numëron një sërë ‘bëmash’.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.

Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK.

Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq.

Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin” – shkruan Rama.

Mbrëmjen e së enjtes presidenti Thaçi e ftoi Berishën në debat për të ballafaquar akuzat e këtij të fundit mbi marrëveshjen me Serbinë.

Por ish-kryeministri u shpreh për mediat se më parë është i gatshëm të bisedojë me Vuçiçin, sesa me kreun e shtetit të Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT