Përjashtimi i Albin Kurtit nga zgjedhjet, VV ka 24 orë afat për ta ankimuar

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë ka ndaluar kandimin për deputetëve të 5 personave nga lista e Vetëvendosjes duke përfshirë liderin e kësaj partie, Albin Kurtin.

Sipas vendimit të marrë nuk lejohet që të zëvendësohen 5 vendet me emra të tjerë duke bërë që lista të mbetet me më pak emri. Vendimi për refuzimin pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosjes për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë mund të ankimohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme.

Pesë kandidatët e përjashtuar nga gara për zgjedhjet janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, pasi kishin probleme me ligjin.

Lideri i LVV-së Albin Kurti është i dënuar me burgim me kusht, gjë që llogaritet se vendimi gjyqësor nuk ka prodhuar pasojë juridike. Por sipas PZAP-it edhe në këtë rast, sipas Nenit 29, pikës 1, shkronja q, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, një personi që është i dënuar për vepër penale me vendim të prerë nuk i lejohet kandidimi për deputet, shkruan gazeta online “Reporteri.net”.

“Lidhur me pretendimet se kandidatët si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi nuk u është shqiptuar dënim që krijon pasoja sipas dispozitave të Kodit Penal, Paneli vlerëson se dispozita nga Neni 29, par. 1, pika 1) të LZP-së nuk kërkon që të ketë pasojë juridike në raport me llojin e sanksionit penal. Në këtë kontekst edhe rrethanat tjera të Nenit 29 të LZP-së mundësojnë kufizimin e certifikimit, madje jo vetëm kur kandidati ka një vendim penal të formës së prerë, mbi dënimin e tij, por edhe kur ekziston nën akuzë nga tribunali, siç është pika n), të Nenit 29 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Vendimi i PZAP-it vjen pasi LVV-ja dhe parti të tjera ishin ankuar për moscertifikim të disa propozimeve të tyre për kandidatë për deputetë, në këtë mes edhe për liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT