“Me foton me mua, hiqej si djali i tezes”, Rama flet për mashtruesin që kërkonte firmat e pronarëve për pallate

Kryeministri Rama i cilësoi të turpshme përgjimet nga Italia të servirura si kapje të drejtuesve socialistë me mafian Ndragheta. Disa herë në konferencën për shtyp, Rama u shpreh se ata që i japin jehonë këtyre sajesave të turpshme duan “t’ia bëjnë nënën Shqipërisë”.

Gjithashtu ai solli edhe një shembull të veçantë në lidhje me një histori personale të vetën gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të Ish-Kinema Dajtit dhe me këtë foto kërkonte firmë nga pronar tokash, me pretendimin që ishte kushëriri i Edi Ramës.

“Kur unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës njëri që kishte bërë një fotografi me mua në dalje të ish-Kinema Dajtit, mbas një takimi partie, me atë fotografi me mua shkonte dhe kërkonte nga pronarët e tokës që t’i jepnin firmën se ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. E ça lidhje ka kjo?!”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT